VIDEO/ City ndalet në transfertë nga ‘Ujqërit’

Manchester City është ndaluar në barazim 1-1 në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit në transfertë ndaj Wolverhampton. Pjesa e parë u mbyll në shifrat e bardha 0-0 ndërkohë në të dytën pati finalizim në aksionet e realizuara nga të dy palët. Të parët në avantazh kaluan vendasit falë golit të Willy Boly, shënuar  me ‘dorë’ në minutën e 57-të të takimit. Por, nuk ka vonuar goli i barazimit nga miqtë.

Aymeric Laporte barazoi shifrat në minutën e 69-të të sfidës. City i ka fituar të dy përballjet e para në kuadër të sezonit të ri futbollistik, 2018-2019-të, ndërkohë që u ndalën në javën e tretë në përballjen e sotme ndaj “Ujqërve”. Në ndeshjen e parë të kampionatit mundën 2-0 në “Emirates Stadium” Arsenalin e Unai Emery ndërsa në javën e dytë fituan me rezultatin e thellë 6-1 ndaj Huddersfield. Me një pikë të marrë në kuadër të kësaj jave skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll, Pep Guardiola shkon në kuotën e shtatë pikëve, përkohësisht në krye të renditjes së Premier League. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan