Video/ CSKA ia bën të vështirë Arsenalit, por sfida mbyllet në barazim

Arsenali buzëqesh pasi e mbylli në barazim 2-2 përballjen në Moskë kundër CSKA-së. Në një takim mjaft emocionues, londinezët u vunë disa herë në vështirësi. Por ata tani janë një ndër 4 gjysmëfinalistët e Ligës së Evropës, pasi rezultati i përgjithshëm i kësaj çerekfinaleje është 3-6.

“Topçinjtë” vuajtën jo pak në “VEB Arena” me moskovitët që deri në minutën e 74 shpresonin te kualifikimi. Por goli i realizuar nga Welbeck i shuajti përfundimisht shpresat e tyre. Për mesfushorin Granit Xhaka u vendos të mos luante pak para takimit, për shkak se ishte i sëmurë. Tani trajneri Arsene Wenger mund të rrijë i qetë, me skuadrën e tij që kaloi një test të vështirë.

Pjesa e parë nisi e qetë me anglezët më kërkues. Deri në 15 minutat e para, skuadra e CSKA-së e pati të vështirë që t’i afrohej portës kundërshtare. “Topçinjtë” në vazhdim luajtën me pasa të ngadaltë, ndërkohë që rastet në portën e ekipit rus ishin të pakta. Në të 32’ erdhi shkëndija e parë për vendasit me kombinimin Musa-Dzagoev. Në të 36 erdhi goli i parë nga sulmuesi i ri Chalov, i cili veproi shpejt pas pritjes së gardianit të ekipit mik Cech. Duhet thënë se portieri i Arsenalit e ka mbajtur portën të paprekur vetëm një herë në 15 takimet e fundit.

Ndërkohë që Chalov (20 vjeç e 2 ditë) është sulmuesi më i ri që i ka shënuar londinezëve në Evropë, që nga shtatori i 2009, kur ata u ndëshkuan nga Eliauqim Mangala (18 vjeç e 215 ditë), që luante me Standart Lieg.

Deri në përfundim të 45 minutave të para, vendasit i vunë në presion miqtë. Pjesa e dytë nisi e vrullshme. Si moskovitët, ashtu edhe londinezët krijuan raste, përpara golit të dytë të shënuar nga Nababkin në të 50’ për CSKA-në. Të mbështetur nga tifozeria, rusët iu afruan golit disa herë. Por shpëtimi i “Topçinjve” erdhi nga Welbeck (75′), i cili gjuajti bukur pas pasimit të Elneny, duke i sjellë lehtësim të gjithë skuadrës. Në vazhdim, me golin e shënuar miqtë u dukën më të relaksuar. Nervozizmi u zhduk totalisht dhe ata ditën si ta menaxhonin lojën pa problem.

Për rusët kualifikimi u bë mision i pamundur dhe ata e ulën ritmin. Nga ana tjetër, londinezët u bënë më kërkues dhe e gjetën rrjetën e barazimit me anë të Ramsey-t që me qetësi mposhti Akinfeev, i cili mori një pasim prapë nga Elneny./EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan