VIDEO | De Jong ndëshkon Tottenham në fund, Monaco ndalet sërish

24 Tetor 2018

Tottenham nuk di të fitojë në Champions League. Londienzët nuk arritën të menaxhonin avantazhin 2-1 kundër PSV duke pësuar vetëm në fund një gol që i shuan shpresat për të rivalizuar me Interin dhe Barcelonën për të kaluar në turin tjetër. Kjo ishte pika e parë si për Spurs ashtu edhe për holandezët, që duket se do të luftojnë për vendin e tretë në grup që të dërgon në Europa League.

PSV e nisi mjaft mirë ndeshje duke kaluar e para në avantazh pas një gabimi trashanik të Spurs. Hirving Lozano i nodhur në zonë rrotullon topin dhe nga një distancë e afërt e dërgon në rrjetë duke mposhtur portierin Lloris kur u mbush gjysmëore lojë. Gjithsesi festa nuk zgjati shumë, pasi pak përpara fundit Tottenham barazoi me anë të Lucas, i cili shfrytëzoi asistin e Trippier për të vendosur baraspeshën.

Me të filluar pjesa e dytë, Spurs ndryshon marsh dhe Kane kaloi londinezët për herë të parë në avantazh (55’). Në avantazh Spurs luan mirë dhe kërkon golin e qetësisë, por nuk e gjen pavarësisht tentativave nga Lamela dhe Kane. Të besuarit e Pochettino morën një goditje të rëndë 11’ minuta përpara fundit të ndeshjes, pasi Lloris u largua me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar. Në superioritet numerik, PSV sulmon më tepër dhe në minutën e 87’ barazoi ndeshjen. De Jong nuk e ka të vështirë të mposht portierin pas asisit të Rosario duke i dhënë ekipit pikën e parë në këtë kompeticion.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan