VIDEO/ “Derbi” në kohën e Koronavirus, sfida nga shtëpia e lojtarëve të Partizanit dhe Tiranës

17 Mars 2020

Rivalë në fushë, por miq jashtë sauj. Futbollistët e Partizanit dhe Tiranës kanë harruar derbin në këtë periudhë të vështirë dhe nga shtëpia ku qëndrojnë të mbyllur në respektimin e masave kundër Coronavirus kanë ftuar njëri tjetrin në sfidën më të re: mbaj me këmbë letren higjenike duke larë duart.

Ishte mesfushori i Partizanit, Cordero ai që iu bashkua I pari kësaj sfide, duke ftuar më pas futbollistin e Tiranës, Elton Kale.

Braziliani nga ana e tij sfidoi argjentinasin Agustin Torasa.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com