VIDEO | Di Maria shpëton PSG-në, Napolit i rrëshket fitorja nga duart

24 Tetor 2018
VIDEO | Di Maria shpëton PSG-në, Napolit i rrëshket fitorja nga duart

Nuk ka fitues në super sfidën midis Paris SG dhe Napolit “Parc des Princes”, edhe pse u shënuan plot katër gola. Di Maria shpëtoi francezët nga një humbje turpëruese në shtëpi duke shënuar golin e barazimit vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes. PSG shihet si një ndër favoritët për të fituar trofeun, por pas kësaj performance shanset e tyre zbehen shumë.

Edinson Cavani dha sinjalin e parë pas 7’ minutash lojë, por sulmuesi nuk arriti të ndëshkojë ish-skuadrën e tij. Në këto minuta PSG luan më mirë dhe të në 14’ është Kylian Mbappe që ka një mundësi të mirë për të tundur rrjetën, por as ai nuk finalizon dot. Në aksionin e radhës është Cavani që i shkon afër golit, por David Ospina është i pozicionuar mirë dhe bën një pritje të rehatshme. Napoli regjistroi rastin e parë të rrezikshëm në minutën e 24’ me Dries Mertens, por belgu nuk ka saktësi. Atë që nuk e bëri dot Mertens e bën Lorenzo Insigne 5’ minuta më vonë duke shënuar një gol mjaft të bukur pas asisit të Jose Callejon.

Në pjesën e dytë PSG luan më tepër në sulm dhe brenda dy minutash i afrohet barazimit me Neymar dhe Meunier, por në të dyja rastet Ospina tregon klasin e tij duke e ruajtur portën të paprekur. Gjithsesi vendasit barazuan në minutën e 61’. Mario Rui në tentativë e sipër për të devijuar në këndore gjuajtjen e Meunier, gaboi duke shkaktuar autogol. Napoli luan më mirë në këto minuta dhe kalon në avantazh me Dries Mertens, i cili shënoi 13’ minuta përpara fundit pas një krosi në zonë. Kur të gjithë prisnin fërshëllimin e trefishtë të gjyqtarit Di Maria shënoi nga hyrja e zonës duke i hequr mundësinë Napolit të dilte me tre pikë. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.