VIDEO | Digjet ‘San Paolo’, Insigne thyen Liverpool-in

Napoli zhvilloi një ndeshje të madhe në “San Paolo” duke e dominuar Liverpool-in e Jurgen Klopp. Insigne ishte protagonisti i ndeshjes, i cili përveç golit ishte një kërcënim serioz për portën e Alisson në çdo zbritje në sulm. Kjo ishte fitorja e parë për Napolin, që tani ngjitet në vend të parë në Grupin C me katër pikë.

45’ minuta u mbyllën në barazim pa gola, por me raste nga të dyja skuadrat. Pas 11’ Lorenzo Insigne i afrohet golit pas një gjuajtjeje me kokë, por Alisson e mbyll saktë. 5’ minuta më vonë është sërish Insigne që provon, por përsëri italiani nuk arrin të finalizojë. Liverpool vuan në këto minuta, me të kaltrit që kontrollojnë lojën. Kur u mbushën 33’ lojë Alisson tregoi klasin e tij duke ndalur sulmuesin Arkadiusz Milik. Polaku provoi sërish në fund të kësaj pjese, por braziliani bëri një pritje shpëtimtare duke i mohur golin Milik.

Me të filluar pjesa e dytë, Napoli e nis në sulm dhe është Milik, ai që provon me një gjuajtje të fortë nga hyrja e zonës. Përpjekja e tij e rrezikshme drejt portës bllokohet nga Alisson, i cili bëri një pritje të shkëlqyer për të mbajtur topin jashtë rrjetës (50’). Napoli sulmon sërish dhe Alisson përsëri vendimtar, duke ndaluar Fabio Ruiz. Liverpool-i duket i përhumbur në fushë me vendasit që kontrollojnë lojën. Në minutën e 68’, miqtë regjistruan rastin e parë të rrezikshëm me Mohamed Salah, por sfera përfundoi jashtë kuadratit. Minutat kalojnë por napolitanët nuk dorëzohen dhe në sekondat e fundit të kohës së rregullt kalojnë në avantazh. Insigne kaloi të kaltrit në avantazh pas asisit të Callejon duke çuar në ekstazë tifozët e pranishëm në stadium. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan