VIDEO/ "Dita e Coutinho-s", Barça e nis mbarë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Janar 2018 10:33
Sot prezantohet mesfushori brazilian

Barcelona i gëzohet transferimit të Philippe Coutinho-s në këtë merakto. Klubi katalanas ka mirëpritur mesfushorin brazilian mbrëmjen e djeshme në “Camp Nou”, e cila do të jetë shtëpia e tij e re.

Më në fund, blaugranët ia dolën të bindin drejtuesit e Liverpool për të blerë kartonin e 25-vjeçarit për 160 milionë euro. Afrimi i Coutinho-s ishte objektivi kryesor për gjigantët spanjollë në këtë merkato dhe më në fund ia dolën me sukses.

Barça përmes një videoje të postuar në faqen e saj në “Facebook” e ka cilësuar ditën e prezantimit të brazilianit “Dita e Coutinho-s”.

Një gëzim për vetë klubin, i cili tentoi me tre oferta të njëpasnjëshme verën e kaluar për të marrë shërbimet e lojtarit por “të kuqtë” ia refuzua dhe lojtarin i cili e dëshironte shumë kalimin në Barcelonë. Philippe do të prezantohet sot në orën 12:30 në ambientet e stadiumit të “Camp Nou”. /EDS/

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike