VIDEO/ Dortmundi ia del pa golat e Halandit, Rashicën e shpëton VAR-i. Spikat talenti gjerman i Leverkusenit

23 Maj 2020

Përfunduan 4 takimet e tjera të javës së 27-ë të kampionatit gjerman. Borusia Dortmundi vazhdon të mos i ndahet rivalëve direkt Bajern Mynihut duke siguruar fitoren e dytë radhazi në kampionat me rezultatin 0-2 kundër Volfsburgut.

Verdhezinjtë e drejtuar nga Lysine Favrë realizuan nga një gol për çdo pjesë. Guerrerio në pjesën e parë dhe anësori Ashraf Hakimi në të dytën hipotekuan 3 pikë të tjera për Dortmundin, i cili do të ndjekë Bajernin në përballje kundër Eintrahtit të Frankfurtit në orën 18:30.

Bajer Leverkusen fitoi bindshëm 1-3 kundër vendasve të Borusia Mynsheglabahut, takim ku spikati talenti gjerman Kai Havertz me dopietë për “aspirinat”. Me këtë fitore, Leverkusen ngjitet në vendin e tretë dhe jep sinjale se mund të luftojë këtë sezon për titullin kampion.

Verder Bremeni  i Milot Rashicës u shpëtua nga VAR-i në minutat e fundit të kohës së rregullt duke marrë fitoren e parë në Bundesligë që muajit janar. Goli i Bitenkurt ndaj Frajburgut mjaftoi për t’i dhënë shpresë Verderit të qëndrojë në elitën e futbollit gjerman.

Padërborni i Klaus Gjasulës nuk lëviz nga vendi i fundit pasi barazoi 1-1 me Hofenhaimin.

Golat e ndeshjeve
FT : Borusia Mynshenglabah – Bajer Leverkusen 1-3
Turam 52′ /7′ Havertz, 56′ (p)

FT: Frajburg – Verder Bremen 0-1
19′ Bitenkurt

FT : Volfsburg – Borusia Dortmund 0-1
32′ Guerreiro, Hakimi 78′

FT: Padërborn – Hofenhaim 1-1
Srbeni 9’/ Skov 4′

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com