VIDEO/ Duka analizon Grupin H: Do ta luajmë deri në fund

11 Shtator 2019

Fitorja ndaj Islandës konfirmoi dhe një herë se kur të gjithë bëhen bashkë, lojtarë, trajner, tifozë, Shqipëria mund të arrijë gjëra pozitive. Armand Duka shijon këtë sukses që mban në lojë kuqezinjtë për një biletë në “Euro2020” por rruga është ende shumë e gjatë dhe e vështirë në një kohë kur përpara Shqipërisë janë tre ekipe. Sfida e radhës, transferta kundër Turqisë, pritet të thotë shumë për fatin e Kombëtares:

VIDEO/ Shqipëria ndez grupin H, pret dhurata nga Franca
www.balkanweb.com