VIDEO: E njëjta histori, Realin e zgjon Liga e Kampionëve

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
6 Dhjetor 2017 22:43

Real Madridi e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Champions League. “Los Blancos” këtë të mërkurë fituan 3-2 ndaj Dortmundit në “Santiago Bernabeu” me rekordin e yllit Cristiano Ronaldo, i cili shënoi një gol historik ndaj verdhezinjve. Portugezi është i vetmi lojtar i cili ka shënuar të paktën një herë në secilën ndeshje të kësaj faze (gjithsej 10).

Madrilenët e nisën me dy gola të shpejtë në 12 minutat e para, fillimisht me sulmuesin Mayoral (8’) dhe më pas me Ronaldon. U duk sikur ndeshja do të ishte shumë e lehtë për ta, pavarësisht se trajneri Zinedine Zidane përdori jo pak rotacion. Dortmundi, megjithatë, diti të reagojë. Pierre-Emerick Aubameyang dha sinjalin e parë duke shënuar në të 43’ dhe kështu u mbyll pjesa e parë. 

45’ e dyta nuk sollën më shumë gola, por më shumë spektakël dhe ethe. Gabonezi Aubameyang e rinisi ndeshjen ashtu siç mbylli pjesën e parë. Ish-milanisti në të 49’ shënoi golin e barazimit dhe deri në të 81’ gjermanët shpresuan t’i merrnin pikë vendësve. Pikërisht në këtë minutë, Lucas shënoi golin e fitores për Real Madridin, që e sheh veten në vendin e dytë të grupit H pas Tottenham-it.

Skuadra angleze, e para në grupin më emocionues të këtij sezoni në Champions League, fitoi 3-0 ndaj APOEL-it në shtëpi, duke e mbyllur fazën e grupeve me festë dhe gola. Për “Spurs” shënuan Llorente, Son dhe N’Koudou.

Titullarët e përzgjedhur | Nga Kukësi në Lushnjë, ka edhe surpriza

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 13:18
Publikohen formacionet zyrtare

Luhet në Lushnjë dhe në Kukës. Në “Zeqir Ymeri” vendasit kanë zbritur në fushë me atë formacion që pritej, sikurse dihet Pacult nuk ka të gatshëm Bakajn, Allën, Shametin dhe Zderic. Në vend të Bakajt është aktivizuar Shkodra, kurse Idrizi mbulon krahun e djathtë të mbrojtjes në mungesë të kroatit. Laçi ka bërë gjithashtu lëvizje në mbrojtje, me Lulajn që zë vendin e Gjonit në qendër të prapavijës, kurse Shtubina luan në të djathtë, pasi Fangaj është i pezulluar.

Lushnja i beson thuajse të njëjtëve çdo ndeshje, kjo edhe faktin që alternativat nuk janë të shumta për stafin teknik, pasi disa prej futbollistëve janë të dëmtuar. Të gjithë i kanë sytë nga dyshja Sefa-Canka, që kanë si detyrë të shënojnë. Ndreu te Kamza ka zhvendosur në të majtë Idrizajn në mungesë të Zguros, ndërkohë që risia është Cukovic, i cili zë vendin e Lelis. /EDS/

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 21

E shtunë, më 24 shkurt
14:00 Kukësi-Laçi

KUKËSI: Koliçi, Idrizi, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Ethemi, Imami, Dzaria, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pacult
LAÇI: Selmani, Shtubina, Lulaj , Qaqi, Sefgjini, Nika, Bardhi, Jonuzi, Eskerda, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Enea Pashaj, Melis Dervishi: Pas porte: Olsi Sokoli, Klajdi Kola

14:00 Lushnja-Kamza

LUSHNJA: Spaho, Magani, Prençi, Bufazi, Ruço, Pepa, Gava, Papa, Branica, Canka, Sefa. Trajner: Dritan Çuko
KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Kuqi, Cukovic, Idrizaj, Fukui, Arrabal, Imeri, Fili, Mehmeti, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni,Kreshnik Cjapi

Video/ Ketri guximtar bëhet protagonist në olimpiadë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:50
Gjatë garimit pati një të paftuar special

Lojërat Dimërore në Pyeonchang u kanë dhuruar fansave shumë kujtime të bukura, por shumë pak prej tyre mund të konkurrojnë me hyrjen e paftuar të një ketrushi gjatë garimit të një sportisteje në disiplinën e snowboard-it në slalom. 

 

Austriakja Daniela Ulbing e shmangu përplasjen për pak centimetra ndërsa ketri u shfaq papritur para saj. Sportistja mbajti edhe ekuilibrin dhe arriti në fund të bënte një provë të mirë e të kualifikohej or në çerekfinale. Megjithatë, të shumtë ishin ata që lanë mënjanë paraqitjen e saj dhe folën vetëm për protagonistin paftuar, ketrin.  

Messi, ëndrra e pamundur e Boca Juniors

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:45
Ëndërron klubi argjentinas

Lionel Messi është betuar për dashuri të përjetshme ndaj Barcelonës. Ylli argjentinas sapo ka rinovuar kontratën me katalanasit deri në qershor të 2021, me një klauzolë prej 700  milionë euro.

Sulmuesit i takon që të mbyllë aventurën me Barçën në moshën 34-vjeçare. Më pas me shumë mundësi, ai do të vazhdojë vitet e fundit në karrierë në Newell, klubin e tij në Argjentinë. Megjithatë ekziston një tjetër skuadër argjentinase që pretendon ta afrojë Leon në të ardhmen. Në fakt, shumë ekipe do ëndërronin që argjentinasi të vishte fanellën e tyre pavarësisht se në çfarë moshe.

Trajneri i Boca Juniors, Guillermo Barros Schelotti, kur u pyet se cilin lojtar të një skuadre tjetër do të donte në ekip tha “Messi-n”, duke lënë të nënkuptojmë që klubi argjentinas vazhdon të ëndërrojë një ditë që kapiteni i Kombëtares së tyre të luajë me ta në të ardhmen. /EDS/

 

Përdhunoi shqiptaren, zbulohen detajet e dosjes që fundosi Robinhon

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:40
Fakte tronditëse të gjyqit

Më 23 nëntor 2017 Robinho u dënua me 9 vjet burg për përdhunim seksual. Bashkë me një mikun e tij në vitin 2013 kanë përdhunuar në një lokal të Milanos një vajzë shqiptare, e cila asokohe ishte 22 vjeç. Së fundmi kanë dalë në dritë edhe pjesë të dosjes së paraqitur në Gjykatën e Milanos, ku dalin në pah detaje të rëndë për ish-sulmuesin e Milanit.

“I duhet dhënë pesha e duhur negative tonit dhe shprehive të përdorura për të komentuar ngjarjet, duke përshkruar vajzën me epitete turpëruese dhe termat shpesh të papërpunuara e përbuzëse, shenjë e pashmangshme e përçmimit dhe ndërgjegjësimit për mosndëshkimin e ardhshëm. Kjo bindje ka bërë që të pandehurit të qeshin vazhdimisht lidhur me ngjarjen, duke evidentuar kështu një përçmim absolut për kushtet e viktimës, e ekspozuar ndaj turpërimeve të përsëritura, përveç akteve të dhunës seksuale përmes abuzimeve veçanërisht invazive dhe me një abuzim fizik absolut të viktimës”.

Ngjarje për të cilën po flasim ka ndodhur në gardërobën e “Sio Café”, një lokal milanez ku vajza po festonte ditëlindjen. Asokohe, Robinho ishte një futbollist i Milanit. Ka qenë ai i pari që e ka përdhunuar vajzën, por në këtë çështje janë përfshirë edhe katër meshkuj të tjerë brazilianë, për të cilët procedimi është pezulluar pasi nuk janë zbuluar kurrë. Gjykata ka vendosur që vajza e përdhunuar të marrë një dëmshpërblim prej 60 mijë eurosh, ndërsa Robinho vazhdon të luajë futboll në Turqi me Sivasspor, vendi i gjashtë i kampionatit aktualisht. Ka firmosur në janar dhe ka luajtur deri tani tre ndeshje në kampionat, duke shënuar tre gola kundër Ankaraspor (dopietë) dhe Kayserispor./EDS/