VIDEO/ E qartë! Mourinho-n se duan as lojtarët, mposhtet nga West Ham

Problemet për Jose Mourinho-n nuk kanë fund. Sikur të mos mjaftonte barazimi ndaj Wolverhampton dhe humbja në Kupë ndaj Derby-t, vjen një tjetër rezultat negativ. Manchester United ka regjistruar humbjen e dytë në kuadër të javës së shtatë të Premier League. “Djajtë e Kuq” janë mposhtur në Londër nga West Ham United me rezultatin e thellë 3-1. Vendasit kaluan në avantazh në pesë minutëshin e parë të lojës me anë të Felipe Anderson. Dy minuta pa u mbyllur pjesa e parë Victor Lindelof shënon autogol duke ndëshkuar skuadrën e tij më tej. Për shkak të gabimit fatal që bëri, Mourinho vendos që ta zëvendësojë në pjesën e dytë dhe të hedhë në fushë Marcus Rashford, i cili ia shpërblen më së miri duke ngushtuar diferencën në 2-1 (71′). Marko Arnautovic realizoi golin e tretë për skuadrën. West Ham shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e 12-të, provizorisht gjithashtu.

Tekniku portugez i provon të gjitha kartat, por pa fat. Në vend të Pogba-së që nuk arrin të jetë në formën e tij më të mirë, aktivizon mesfushorin brazilian, Fred, ndërsa vendin e Martial ia beson Juan Mata-s. Tri lëvizja të mira nga ‘Special One’ por pa ndonjë rezultat pozitiv. Duket se problemet në Manchester janë tepër më të mëdha se sa media i pasqyron. Madje, tifozët në mediat sociale dyshojnë se lojtarët janë të pakënaqur me teknikun portugez dhe rezultatet negative e kanë një justifikim.

Drejtuesit e United shumë shpejt do të vendosin ‘fatin’ e trajnerit dhe nëse Zidane do të jetë pasuesi i tij. Në shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani, Manchesteri ka fituar tri prej tyre, ka barazuar një dhe humbur dy. Në total ka grumbulluar vetëm 10 pikë dhe pozicionohet provizorisht në vendin e tetë.

Pavarësisht se hodhi në fushë lojtarët e tij më të mirë, Mourinho nuk u shpërblye prej tyre, përkundrazi ‘ u tradhtua’. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.