VIDEO/ Ekip taktik dhe me një trajner të ri, trajneri i Wolfsburg vlerëson Kukësin: Në Tiranë me formacionin më të mirë

16 Shtator 2020

Frika ndaj Covid-19 detyroj trajnerin e Wolfsburg që konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Kukësit ta zhvilloj nga Gjermania. Oliver Glasner vlerëson në maksimum ekipin e Kukësit, një kundërshtar taktik por në Tiranë shkojnë të qetë dhe me besim se do të mbyllin kualifikimin brenda 90 minutave:

Oliver Glasner ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes me Kukësin, e vlefshme për Europa League. Trajneri i Ëolfsburgut ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve nga Gjermania për të minimizuar rrezikun e infektimit me COVID-19. Edhe pse favoritë në letër, tekniku i gjermanëve e vlerëson Kukësin dhe thekson se në këtë periudhë pandemie është e vështirë të bësh dallime mes ekipeve.

“Mendoj se nuk ka avantazhe apo disavantazhe. Kjo situatë e sjellë nga Coronavirus ka bërë që disa skuadra të pushojnë, ndërsa disa të tjera të kenë ndeshje, pra minuta në këmbë. Ne jemi përgatitur maksimalisht për të bërë më të mirën në ndeshjen e parë europiane.

Kukësi? Ne kemi parë ndeshjen e parë të tyre kundër Sofies dhe pashë një skuadër të organizuar me futbollistë teknikë dhe cilësorë. Për mua është një ekip tipik shqiptar, shumë teknikë. Ata janë të përgatitur mirë duke qenë se kanë dhe një ndeshje më shumë se ne. Ne e respektojmë Kukësin ashtu siç respektojmë çdo kundërshtar tjetër. Por, ne do të shkojmë në Tiranë për ta fituar ndeshjen, që të arrijmë në turin tjetër.

Kohë shtesë? (Qesh) Jo, s’jemi përgatitur për diçka të tillë apo për penallti. Por, nëse situata do të shkojë te koha shtesë, ne do të japim maksimumin. Ne duam ta fitojmë ndeshjen brenda 90 minutave. Nëse ndodh, ne do të përgatitemi.

Vështirësia? Është pak e vështirë sepse ne s’kemi mundur ta studiojmë sa duhet ekipin kuksian. Kemi parë vetëm ndeshjen me Sofie pasi kampionati shqiptar është pezulluar. Gjithashtu tani kanë trajner tjetër që bën ndryshe nga ndeshjet e sezonit të shkuar. Megjithatë mendoj se ne jemi përgatitur dhe do të presim një Kukës ashtu si në sfidën me Sofien.

Organika? Ne do të shkojmë të gjithë në Tiranë. Ndaj Kukësit në formacionin titullar do të jenë më të mirët sepse e rëndësishme për ne është të fitojmë dhe të kalojmë raundin e parë”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com