VIDEO/ “Ekipi do kohë, do rikthehemi me rezultate të frikshme”, Safet Gjici karikon Kukësin

24 Nëntor 2020

Një pikë në tre javë janë shifra që askush nuk i imagjinonte në këtë fillim sezoni, përtej faktit që është një ekip i ri, i formuar në limite. Për herë të parë, pas afro një dekade verilindorët e shohin vetën në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit. Ndryshe nga opinioni sportiv, presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici e priste një nisje të tillë, pasi grupit i duhej kohë ndërsa në këto rezultate kanë ndikuar edhe disa faktorë të tjerë të paparashikuar si mungesa e Skënder Gegës:

Gjici beson se ekipi do të rikthehet shumë shpejt tek rezultatet pozitive duke nisur nga kjo e mërkurë përballë Laçit. Në statusin e kryetarit të Bashkisë Kukës, Gjici premton se do të mbështesin maksimalisht ekipin, mbi të gjitha për ta rikthyer sa më shpejt në stadiumin “Zeqir Ymeri” ku vijohet të punohet për të qenë gati sa më shpejt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com