VIDEO| Eklent Kaçi tregon si e la shteti në baltë dhe objektivat në jetë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
29 Mars 2018 19:30
Intervista ndryshe e bilardistit në 90 sekonda me Eraldon

Është i pari në botë për “Disiplinën e Tetës”, quhet Eklent Kaçi dhe është vetëm 19-vjeç. Është një nga talentet që mban lart flamurin kombëtar në sportin e bilardos, i përhapur shumë në mënyrë amatore në Shqipëri, por në bazë të intervistës së Kaçi-t, shteti nuk i ka dhënë përkrahjen e duhur që të njihen dhe vendet ku luhet në mënyrë profesionale.

Eklent Kaçi është i treti në botë në të gjitha disiplinat e sportit të bilardos, ndërsa në intervistën e dhënë në “90 sekonda me Eraldon”, ai tregon se si ka shkëputur marrëdhëniet me Federatën e Bilardos, por edhe si shteti nuk e ka ndihmuar apo përkrahur edhe pse në një moshë fare të vogël ka ngritur lartë disa herë flamurin kombëtar.

Kaçi në këtë intervistë tregon si ka lindur pasioni i tij për bilardon, cila është shuma maksimale që ka fituar gjatë karrierës së tij dhe ofertat që ka pasur nga shtete të tjera, por që deri më sot ai nuk ka pranuar të bëhet tradhtar. Për më tepër, ndiqni videon! /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike