VIDEO/ Eliminohet Milani, Arsenal shkon në çerekfinale

15 Mars 2018

Arsenal fiton 3-1 në fushën e tij dhe eliminon Milan-in me rezultatin final 5-1. Kuqezinjtë e nisën me gol, por një penallti e dyshimtë baraspeshoi rezultatin, duke i dhënë një tjetër shije kësaj ndeshjeje. Dhe, si për pasojë Arsenal pas golit të barazimit shënoi dhe dy herë të tjera duke fituar takimin për të kaluar në fazën çerekfinale.

Kuqezinjtë studiojnë mirë “Topçinjtë” në minutat e para të lojës dhe mundohen që të gjejnë golin sa më shpejtë. Në minutën e 35 është Çalhanoglu që ecën drejt sulmit duke bërë një gjuajtje diagonale duke e shokuar Ospina-n. 0-1, festojnë kuqezinjtë që nxjerrin topin nga rrjeta për të fituar sekonda, pasi rezultati i ndeshjes së parë nuk i lë shumë për të ëndërruar.

Festa nuk është shumë e gjatë, Arsenal fiton një penallti të dyshimtë. Rodriguez markon Ëelbeck dhe sulmuesi bie në tokë, ndërsa gjyqtarët nuk e kanë të vështirë të japin 11-metërsh. Protesta të kuqezinjve, megjithatë, nuk ka kthim pas. Welbeck barazon shifrat në 1-1 pikërisht në minutën e 38 me gjuajtjen nga pika e bardhë.

Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-1, teksa Milani i Gattuso-s duket se e sheh të pamundur kualifikimin për në fazën çerekfinale. Të irrituar nga gjyqtarët ata zbresin në dhomat e zhveshjes.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan