VIDEO| Ëndrrat, ofertat dhe pengjet, Duro zbulon sekretet e tij

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
6 Mars 2018 20:57
Intervista për Edusportin

78 ndeshje me fanellën kuqezi dhe 6 gola të shënuar, Klodian Duro padyshim është një nga lojtarët më të mirë që ka nxjerrë futbolli shqiptar, jo vetëm brenda kufijve, por edhe jashtë tij. Ka provuar të luajë me ekipet më në zë të Shqipërisë si Elbasani, Tirana, Partizani dhe Vllaznia, por edhe jashtë vendit, ku ka kulmuar me fanellën e Galatasaray-it në Turqi. Madje, nuk harron të thotë se është një legjendë.

I ftuar në emisionin tonë “90 sekonda me Eraldon”, Klodian Duro rrëfen dhe fjalë që ndonjëherë nuk i ka thënë. Që nga Otto Bariç deri te Luçesku, apo që nga Elbasani deri te Galtasarayi, Duro thotë se 90 minuta në fushë janë më mirë sesa 90 sekonda intervistë. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike