Video/ Eurogoli i Likës shtang Teutën, Luftëtari del me pikë nga Durrësi

08 Shkurt 2020

Teuta është frenuar në shtëpi nga Luftëtari i vendit të parafundit. “Djemtë e Detit” kanë flirtuar me fitoren, por në fund janë detyruar të kënaqen me një pikë.

Bregdetarët kalojnë në epeërsi në minutën e 14-ët, kur topi i kthyer nga traversa pas roveshatës spektakolare të Vilës, shtyhet në rrjetë nga Gomesh, me këtë të fundit që ndodhet në pozicion të dukshëm jashtëloje.

Por në minutën e 90-të, Griseld Lika do të lëshojë një të djathtë vdekjeprurëse nga distanca e largët duke thyer Frashërin dhe duke që Luftëtari të dalë me pikë nga një transfertë e vështirë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan