VIDEO | Fellaini vulos fitoren e Man United, ‘blindohet’ vendi i dytë

Manchester United mposhti me vështirësi në 2-1 në “Old Trafford” Arsenal, falë golit të shënuar në fund nga mesfushori aq i kritikuar Fellaini. Me këtë sukses “Djajtë e Kuq” blindojnë vendin e dytë në Premier League, pasi ngjiten në kuotën e 77 pikëve, pesë më shumë se Liverpool në vend të dytë, por të besuarit e Klopp kanë një ndeshje më shumë. Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për vendasit, që kaluan në avantazh pas 16’ minutash lojë. Pas një krosi nga Lukaku, Sanchez gjuan me kokë drejt portës, por sfera përfundon në shtyllë dhe topi kthehet në lojë. Pogba, i cili ndodhet aty nuk e ka të vështirë ta dërgojë sferën në rrjetën e Ospina. 45’ minutatat e para mbyllen me avantazhin minimal të “Djajve” ndonëse rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat.

Me të nisur pjesa e dytë Mkhitaryan barazoi ndeshjen duke shokuar portierin De Gea me një gjuatje pa shumë pretendime nga jashtë zonës, pas asisit të mesfushorit Xhaka. Në shenjë respekti për aventurën me United, ylli armen nuk e feston golin. Loja bëhet interesante, me vendasit që e kërkojnë me insistim fitoren. Nga ana tjetër “Topçinjtë”, mbrojnë mirë dhë bëhen të rrezikshëm sa herë që zbresin në sulm, gjithsesi ata që shënojnë janë vendasit. Në minutën e parë shtesë United fiton një goditje dënimi, të cilën e ekzekuton Young, që kroson drejt zonës. Fellaini, kërcen më lart se kundërshtarët dhe e dërgon sferën në cepin e portës së mbrojtur nga Ospina. /EDS/