VIDEO | Fiorentina shuplakë Romës, ndalet Atalanta e Berishës

07 Prill 2018

Fiorentina ka surprizuar ekipin e Roma në “Stadio Olimpico” duke e mposhtur me rezultatin e pastër 2-0. Me këtë fitore verdhekuqtë kompromentojnë shanset e tyre për t’u bërë pjesë e Champions League edicionin e ardhshëm, ndërsa Fiore afrohet edhe më shumë me Evropën. Miqtë e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh pas 7’ minutash lojë me anë të Benassi-t, që ktheu në gol asistin e Saponara pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi. Vendasit nuk kanë marrë akoma veten nga goli i parë, ndërsa Fiorentina shënon edhe të dytin. Simeone pas një topi të marrë nga Saponara, shmangu kundërshtarët, duke shënuar një gol mjaft të bukur. Në pjesën e dytë Roma e kërkon me të gjitha forcat golin për të hapur ndeshjen, por humbja në “Camp Nou” nga Barcelona ka lënë pasoja dhe kjo u duk edhe sot në fushë. Pavarësisht rasteve të rrezikshme, ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 të regjistruar në 45’ minutat e para.

Në ndeshjen tjetër Atalanta e Etrit Berishës nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 kundër Spal. Vendasit ishin të parët, që kaluan në avantazh me anë të mbrojtësit Cionek, që ktheu në gol krosin e mesfushorit Viviani nga një goditje standarde (39’). Në të dytën loja bëhet më interesante me zikaltrit, që e kërkojnë me insistim barazimin. Pas një aksioni të shpejtë Atalanta fitoi një penallti, të cilën e ktheu në gol, De Roon. Me këtë barazim bergameskët shkuan në kuotën e 48 pikëve, 2 më pak se Milan në vend të gjashtë (kuqezinjtë kanë një ndeshje më pak), pozicioni i fundit që të dërgon në Evropë. Nga ana tjetër Spal largohet me tre pikë nga zona e ftohtë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan