VIDEO/ Fjalim emocionues i Edi Rejas: Do ishim në europian nëse fitonim në Turqi

15 Tetor 2019

Shqipëria siguroi një fitore të madhe përballë Moldavisë, një fitore historike me “poker” golash që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në një transfertë. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje perfektë ku meritë të padiskutuar për këtë sukses ka dhe Edi Reja. Në një video të bërë publike nga Federata Shqiptare e Futbollit, tekniku italian ka pagëzuar lojtarët për gjithçka dhanë në fushë, jo vetëm në këtë sfidë, por në të gjithë këtë rrugëtim që kanë nisur sëbashku, pengu më i madh mbetet ajo humbje në Turqi:

“Pavarësisht se tifozat iu thërrasin emrin, jeni ju ata që e keni arritur të ndërtoni këtë grup kaq të mirë. Si ju këtu edhe stafi që punon mbas trajnerit. Ju përgëzoj dhe ju falenderoj të gjithëve. Merita është vetëm e juaja. Unë kam 35 vite që e bëj këtë punë, nuk kam nevojë të marr merita apo të më lavdërojë dikush. Merita është gjithmonë e juaja sepse keni bërë një punë të shkëlqyer. Nëse do kishim fituar ndaj Turqisë, do shkonim në Europë. Duhet të kishim 4 pikë më shumë. 3 me Turqinë dhe 1 me Islandën. I kemi bërë të gjitha ndeshjet mjaft të mira, Turqisë i treguam se kush jemi, ndërsa Franca është Francë, nuk ka vend për diskutim. Kemi zemër”
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan