VIDEO | Frikë dhe rikthim, Cutrone frymëzon Milanin ndaj Olympiakos

Milani arriti një fitore me përmbysje në “San Siro”, duke mposhtur 3-1 në “San Siro” Olympiakos. Heroi i takimit ishte sulmuesi Patrick Cutrone, që shënoi një dopietë duke treguar se meriton më shumë minuta. Kuqezinjtë e dominuan kundërshtarin, edhe pse Gattuso kishte bërë disa ndryshime në formacion. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për “Djallin”, që qëndron në krye të Grupit F me pikë të plota.

Ndeshja nisi më mirë për Olympiakos, duke kaluar në avantazh pas 14’ minutash lojë me anë të Guerrero, i cili me kokë mposhti portierin Reina pas krosit nga Koutris. Në disavantazh Milani hidhet në sulm në kërkim të barazimit, por miqtë mbrohen mirë. Kuqezinjtë i afrohen golit me Higuain dhe Suso, por asnjëri prej tyre nuk arrin të finalizojë duke shkuar në dhomat e zhveshjes në disavantazh.

Pjesa e dytë nisi me dy zëvendësime për “Djallin”, me trajnerin që aktivizoi Cutrone dhe Calhanoglu për Bonaventura dhe Castillejo. Cutrone i mjaftuan vetëm 16’ minuta për të tundur rrjetën. Pas një aksioni të shpejtë topi shkon te Rodriguez, i cili harkon bukur për 20-vjeçarin, që nga një pozicion i favorshëm nuk fal duke e dërguar në rrjetë. në minutën e 76’ Higuain kaloi “Djallin” në avantazh duke shënuar një gol mjaft të bukur pas asisit të Calhanoglu. Në aksionin e radhës të rrezikshëm Milani shënoi edhe golin e qetësisë me Cutrone-n, që e vendosi fitoren në kasafortë duke shfrytëzuar krosin e Calhanoglu (79’). Në minutat e mbetura “Djalli” kontrolloi lojën dhe në fund doli me tre pikë. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan