VIDEO/ Fusha e zbardhur, Skënderbeu pret mes acarit Partizanin, Tirana në kërkim të fitores, në kryeqytet i sfidon Kastrioti

16 Janar 2021

Në Korçë, reshjet e shumta të dëborës kanë bërë që fusha e stadiumit “Skënderbeu” të jetë e zbardhur, një ndeshje në kushte aspak të zakonshme, por që është vendosur të luhet. Korçarët kërkojnë pikë kthese ndërse ndërsa Partizani luan gjithçka për gjithçka, i vetmi rezultat që kënaq egon e trajnerit Daja dhe ambientit të kuq është fitorja, kjo për të shkuar të qetë në derbin e kryeqytetit.

Dy trajnerët kanë vendosur të startojnë ndeshjen me këtë formacion:

SKËNDERBEU-PARTIZANI

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Bajrami, Sadriu, Zguro, Taipi, Douna, Dumfour, Mara, Pusi, Mensah. Trajner: Julian Ahmataj

Partizani: Hoxha, Mala, , Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Melo, Bardhi, Asani, Solomon. Trajner: Ilir Daja
Në kryeqytet, në stadiumin “Selman Stërmasi” do të zhvillohet një tjetër sfidë po aq e rëndësishme, Tirana-Kastrioti. Pas pesë barazimeve radhazi, bardhebulutë kërkojnë fitoren me çdo kusht. Nuk ka një debutim si titullarë për Taulant Seferin ndërsa trajneri Dede ka vendosur të zhvillojë këtë sfidë me këto 11 lojtarë:
FORMACIONET ZYRTARE:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci, Kuka, Halili, Toli, Batha, Torasa, Muçi. Trajner: Nevil Dede

Kastrioti: Hidi, Deliaj, Bojom, Çela, Prodani, Okebugu, Vokrri, Mehmeti, Moraes, Rezi, Devid. Trajner: Ramazan Ndreu

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan