VIDEO/ Futbollisti i Realit shfryn kundër Zidanit në “El Klasiko”: Më zëvendëson që…

26 Tetor 2020

Mesfushori i Real Madridit Isko nuk ndihet i kënaqur me mënyrën e aktivizimit nga trajneri Zinedin Zidan. Futbollisti spanjoll ka humbur prej disa vitesh rëndësinë në fushën e lojës duke u aktivizuar akoma më pak në ndeshje. 28-vjeçari nuk ka mundur ta fshehë pakënaqësinë ndaj trajnerit Zidan gjatë “El Klasikos” së fundit.

Kamera e televizionit spanjoll “Movistar” regjistruan bisedën e lojtarit me shokët e skuadrës Luka Modriç dhe Marselo.

“Kur do të zëvendësojë, më ul në stol në minutan e 50-të ose 60-të, ndonjeherë e bën që pas pjesës së parë. Ndërsa, kur dëshiron të më aktivizojë, e bën në minutën e 80-të”, shprehet Isko.

Dy lojtarët e tjerë të Realit Marselo dhe Modriç e kanë kaluar këtë moment duke qeshur.

Zinedin Zidan nuk e aktivizoi fare futbollistin e Spanjës në ndeshjen kundër Barcelonës. Prej 7 vitesh, Isko është pjesë e Real Madridit duke fituar shumë trofe, por në dy sezonet e fundit, ai thuajse është bërë inekzistent te kampionët e Spanjës. Nëse kjo situatë nuk ndryshon, ai mund të mendojë për largimin nga Madridi.

ISKO on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan