VIDEO/ Gol pa e parë topin, penalltia e çuditshme që po bën xhiron e rrjetit

28 Qershor 2020

Andrej Kramariç dhuroi spektakël dje ku realizoi një poker golash. Kroati ndëshkoi 4 herë Dortmundin në javën e fundit të Bundesligës.

Por ajo çfarë ra në sy më së shumti ishte penalltia e ekzekutuar nga Kramariç. Lojtari i Hofenheimit e goditi penalltinë pa e parë topin fare dhe në fund shënoi. Një gol që nuk e shohim shpesh duhet thënë ky i Kramariçit që kompletoi ndeshjen fantastike të tij.

Për më shumë shikoni videon që po bëhet virale në rrjet:

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com