VIDEO/ Goli fantazëm, polemika në Skoci

02 Shtator 2018

Në Evropë po diskutohet për përdorimin e VAR në Champions League, por ka raste kur ‘’syri’’ elektronik nuk është i nevojshëm. Më shumë vëmendje do të ishte e mjaftueshme. Seria B skoceze: Partick Thistle përballë Morton. Ndeshja përfundon me rezultatin 1-0, por ka bërë xhiron e internetit: një gol fantazmë që u kthye në virale. Gjithashtu edhe për faktin që nuk është edhe aq fantazmë …

Topi i goditur nga Doolan hyn në mënyrë të qartë, duke prekur pjesën e brendshme të rrjetës, por jo për arbitrin. Barry Clark, kryesori i ndeshjes, vendosi mos ta quante këtë gol, por u mjaftua me vetëm me një rivënie anësore, sepse një lojtar, vendos ta godasë topin e sapo dalë nga rrjeta. Një gabim që nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar, por që ka nervozuar jo pak skuadrën e Thistle.

Rasti i dha gjithsesi disa orë ‘’fame’’ teknikut të Thistle, i cili në intervistën pas ndeshjes ka shprehur tërë hidhërimin e tij. “Unë jam i qetë vetëm sepse kemi fituar. Natyrisht, rezultati 2-0 do na kishte lejuar ta menaxhonim më mirë ndeshjen. Është e pabesueshme ajo çfarë ndodhi. Gjithashtu sepse në ndeshje ishin të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë. Jam i shokuar nga të gjithë “. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan