VIDEO: Goli i javës në Evropë vjen nga Ivanovic

Jo vetëm në Ligën e Kampioneve, por dhe në Ligën e Europës nuk mungojnë golat spektakolarë.

Njëri nga golat, ndoshta nga më të bukurit e këtij sezoni, është shënuar në sfidën midis Zenitit të Shën Peterburgut dhe Real Sociedadit, ndeshje e vlefshme për Grupin L.

Rusët fituan bindshëm me rezultatin 3-1ndaj baskëve. Qendërmbrojësi serb i Zenitit, Branislav Ivanovic, mban firmën e golit të dytë të shënuar me një goditje spektakolare të tipit gërshërë. Një goditje e tillë është e pazakontë të vijë nga këmbët e një mbrojtësi.

Ish-mbrojtësi veteran i Chelsea-t kontrolloi topin me gjoks dhe pa u menduar dy herë goditi pa e parë portën kundërshtare, duke lënë të shtangur portierin e ekipit spanjoll.

Kapiteni i Serbisë njihet si një mbrojtës që shënon në raste decizive dhe këtë e dëshmuar dhe gjatë kohës së qëndrimit në Londër, por asnjëherë nuk ka lënë mbresa me një gol si ky.

Pas 9 viteve të paharrueshme në Angli, ku fitoi tri herë titullin kampion, Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, ai firmosi në shkurt të këtij vitit me ekipin e drejtuar nga Roberto Mancini. Kontributi i tij ka qenë thelbësor në ringritjen e Zenitit, i cili renditet i dyti me 6 pikë më pak se kryesuesit e Lokomotivës së Moskës në kampionatin rus.

Zenitit siguroi dhe vendin e parë në Grupin L të Ligës së Europës.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan