VIDEO: Goli i javës në Evropë vjen nga Ivanovic

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Dhjetor 2017 19:11

Jo vetëm në Ligën e Kampioneve, por dhe në Ligën e Europës nuk mungojnë golat spektakolarë.

Njëri nga golat, ndoshta nga më të bukurit e këtij sezoni, është shënuar në sfidën midis Zenitit të Shën Peterburgut dhe Real Sociedadit, ndeshje e vlefshme për Grupin L.

Rusët fituan bindshëm me rezultatin 3-1ndaj baskëve. Qendërmbrojësi serb i Zenitit, Branislav Ivanovic, mban firmën e golit të dytë të shënuar me një goditje spektakolare të tipit gërshërë. Një goditje e tillë është e pazakontë të vijë nga këmbët e një mbrojtësi.

Ish-mbrojtësi veteran i Chelsea-t kontrolloi topin me gjoks dhe pa u menduar dy herë goditi pa e parë portën kundërshtare, duke lënë të shtangur portierin e ekipit spanjoll.

Kapiteni i Serbisë njihet si një mbrojtës që shënon në raste decizive dhe këtë e dëshmuar dhe gjatë kohës së qëndrimit në Londër, por asnjëherë nuk ka lënë mbresa me një gol si ky.

Pas 9 viteve të paharrueshme në Angli, ku fitoi tri herë titullin kampion, Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, ai firmosi në shkurt të këtij vitit me ekipin e drejtuar nga Roberto Mancini. Kontributi i tij ka qenë thelbësor në ringritjen e Zenitit, i cili renditet i dyti me 6 pikë më pak se kryesuesit e Lokomotivës së Moskës në kampionatin rus.

Zenitit siguroi dhe vendin e parë në Grupin L të Ligës së Europës.

Partizani fluturon me rrezet e para, ja si pritet në Maribor

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
18 Korrik 2018 08:17
Ndryshime te të kuqtë

Fluturimi i Partizanit drejt Mariborit ka nisur në orën 5:00 të ditës së sotme. Lojtarët duket se e kanë bërë gjumin në avion, për shkak se nga Tirana ata janë nisur drejt Rinasit në orën 3:30. Fluturimi ka zgjatur përreth një orë deri në Lubjanë ndërsa udhëtimi deri në Maribor është bërë me autobus.

Por, ajo që është më e rëndësishme është se si do të luajë Partizani. Të kuqtë kanë një sërë ndryshimesh në formacion për këtë sfidë, ku nga mbrojtja e deri në sulm trajneri Skënder Gega ka planifikuar zëvendësime, për shkak dëmtimesh apo dhe vizash.

Udhëton Atanda drejt Sllovenisë pasi u pajis me vizë në momentet e fundit, por mungon Egzon Belica që nuk arriti që të rikuperohej në kohë sepse u dëmtua në ndeshjen e parë në Tiranë më 12 korrik. Kështu, i detyruar trajneri duhet të përdorë të riun Eneo Bitri, të cilin e morën nga Tomori pak ditë më parë.

U përfol se do të luante Ibrahimi, por Statovci nuk ka arritur gjendjen fizike, çka e bën trajnerin të mendohet dy herë për të bërë këtë lëvizje në formacion. Lojtari i kombëtares U-21 të Kosovës u paraqit pa gjendje të mirë fizike në radhët e të kuqve, çka do të thotë se stafit i duhet punë për ta sjellë atë në formë.

Takimi i parë u mbyll 0-1 në favor të Sllovenëve, të cilët shënuan për shkak të një pakujdesie në mbrojtjen e kuqe. Ndërkohë që sfida e radhës pritet të jetë sërish e fortë, sepse shanset e të kuqve janë që të triumfojnë në këtë ndeshje dhe të hedhin hapin për takimin e raundit të dytë. “Demat” besojnë te kualifikimi. /EDS/

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kostiç gjen dy 'fajtorët' për humbjen turpëruese

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
17 Korrik 2018 09:42
E drejtë?

U rikthyem një dekadë pas me atë rezultat të regjistruar në Letoni, 5-0 fitoi Ventspils kundër Luftëtarit. Një kundërshtar që nuk mendohej se mund të merrte fitoren kundër bluzinjve dhe aspak e pranueshme që mund të fitonte me shifra të tilla dhe të pastra në përfundim të 90 minutave të para.

Luftëtari pothuajse i ka humbur të gjitha shpresat për t’u kualifikuar në turin e dytë eliminator të Europa League. Ndeshja në “Elbasan Arena” pritet që të zhvillohet vetëm për të respektuar kompeticionin, pasi çdo gjë është e pamundur për të kthyer rezultatin. Duhen 6 gola nga bluzinjtë dhe që të mos pësojnë në mënyrë që të kalojnë për te kundërshtari i radhës, kështu që tekniku Milos Kostiç e di edhe vetë që e ka të vështirë.

Por, slloveni që mori në dorëzim skuadrën në fillimin e muajit qershor ka bërë dje analizën e sfidës së parë. Ai ka nxjerrë nga grupi i titullarëve dy emra kyç në këtë skuadër. Mesfushorin me tipare sulmuese Dejvi Bregu dhe mbrojtësin e krahut të majtë Jackson.

Madje, vlonjatit në një moment i ka treguar në fushë se si duhet të koordinohet me shokët e skuadrës. Me sa duket, këtë problem slloveni Kostiç e ka hasur edhe gjatë ndeshjes së zhvilluar në Letoni. Ndërkohë që nuk dihet nëse të enjten pasdite do të zbresë në fushë braziliani që luan në të majtë.

Por, një gjë është e sigurt deri më tani, Kostiç po shkon drejt dështimit të përmbushjes së objektivit të parë të përcaktuar nga presidenti Grigor Tavo kur firmosën kontratën e bashkëpunimit 45 ditë më parë. Kalimi i turit duket një ‘tabu’, kështu që bluzinjtë duhet të nisin të mendojnë për sezonin e ri të Superiores që do të nisë pas një muaji, aty ku objektivi nuk ndryshon, Europa. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Burokraci dhe dëmtime, Partizani në hall para Mariborit

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
17 Korrik 2018 09:01
Gega me laps në dorë

Sa herë që skuadrat shqiptare luajnë në Europë, aq herë do të dalin probleme nga më të ndryshmet. Por, më i shpeshti është pajisja me vizë udhëtimi për lojtarët e ardhur nga Kosova dhe Afrika. Këto dy lloje pasaportash kanë probleme për udhëtimin dhe kështu që drejtuesve të klubeve shqiptare iu hapen probleme nga më të ndryshmet derisa u duhet të përdoren organizma të ndryshëm që lojtarët të udhëtojnë me skuadrën. Rraskapitëse, por e vërtetë.

Ai që e pëson në sfidën e kthimit Maribor – Partizani është nigeriani Sodiq Atanda. Shtatlarti i mbrojtjes nuk dihet nëse është pajisur me vizën e udhëtimit drejt Sllovenisë, por që trajneri Skënder Gega ka menduar zëvendësimin e tij për sfidën e kthimit, kjo është e sigurt.

Themi që trajneri i Partizanit ka menduar për ta zëvendësuar vetëm për faktin se Egzon Belica është dëmtuar në gju ditën e djeshme dhe është në dyshim nëse do të jetë pjesë e skuadrës në lojë. Do të shihet se si do të shkojë sot në stërvitje për të përcaktuar nëse do të jetë i gatshëm për t’i ardhur në ndihmë skuadrës dhe trajnerit.

Në këtë rast Gega ka menduar këtë “arnim” në mbrojtje. Në vendin e Belicës të aktivizohet Ibrahimi, i cili sfidën e shkuar luajti në krahun e djathtë, ndërsa Rron Statovci të bëjë debutimin e parë me fanellën e kuqe në një sfidë zyrtare.

Kështu, bien shanset për aktivizimin e beratasit Eneo Bitri dhe të Sodiq Atanda-s, i cili duket se do të jetë pjesë e Teutës para kohës që ishte menduar se mund të ndodhte. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Laçi përgatitet për festë, njoftim i rëndësishëm për tifozët

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Korrik 2018 11:35
Publikohen edhe çmimet e biletave

Laçi u mund nga Anorthosis Famagusta në Qipro me rezultatin 2-1, ndërkohë që shpreson që të kualifikohet në raundin tjetër në Europa League. Goli i shënuar nga Erjon Hoxhallari i mban gjallë shpresat e kurbinasve për të bërë më tej, pasi do t’u mjaftonte një triumf minimal 1-0 ditën e enjte për të kaluar më tej. Bardhezinjtë po përgatiten që të bëjnë më të mirën dhe sigurisht që nuk janë dorëzuar, edhe pse qipriotit janë një ekip i fortë dhe me një buxhet disa herë më të lartë.

Së fundmi klubi kurbinas ka bërë edhe një njoftim për tifozët, duke i ftuar ata të jenë në stadium në mbështetje të skuadrës. Gjithashtu kërkohet një sjellje korrekte, pasi ndryshe do të kishte pasoja për klubin. Së shpejti pritet që të dalin në shitje edhe biletat. Çmimi i tyre varion nga 300 lekë në 1000 lekë, ndërkohë që pritet të mësohet edhe data e saktë se kur do të nisë shitja e tyre.

NJOFTIMI I KLUBIT KURBINAS - Tifozë të Laçit e dashamirës të futbollit: Ju ftojmë ditën e enjte më dt . 19 korrik në orën 17:00 të mbështetim ekipin tonë në stadium . Të gjithë së bashku, me ndihmën tuaj si lojtari i 12-të, mund t’ia dalim! Jeni të lutur, para se të futeni në stadium do të ketë kontroll fizik, s’duhet të keni me vete çakmakë  e mjete piroteknike . Çdo problem më i vogël i shkaktuar nga shkallët e stadiumit është në kurrizin e ekipit tonë!

Çmimet e biletave do të jenë:
1000 Lekë (Tribuna kryesore)
300 Lekë (Tribuna karshi & mbrapa porte)
Biletat do të shiten pranë stadiumit .

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.