Video/ Grushte ndaj rivalit, federata kroate jep dënimin për Eros Grezdën

04 Qershor 2020

Eros Grezda do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 4 ndeshjet e ardhshme, kjo pasi në fund të takimit që Osijeku luajti në fushën e Rijekës, ka goditur me grusht lojtarin e skuadrës kundërshtare, Mirko Çolak. Ngjarja ndodhi në parkingun e stadiumit, por ngacmimet kishin nisur që në fushën e lojës. Grezda deklaroi se reagimi i tij erdhi për shkak të fyrjeve nga familja dhe etnia nga ana e Çolak, ndërsa sulmuesi i Rijekës e mohoi diçka të tillë.

Njoftimi i federatës kroate:

“Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe. Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkelje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore. Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan