VIDEO/ Historia e veçantë: Nga reality show tek Interi i tripletës

Kanë kaluar 8 vjet që nga viti 2010, një vit aq i dashur për tifozët zikaltër, atëherë kur Interi i Josè Mourinho arriti të fitonte Tripleten.

Në të njëjtën periudhë, në Angli, po zhvillohej një reality show i veçantë, i quajtur “Football’s next star“, qëllimi i të cilit mund të kuptohet lehtësisht nga vetë emri, ishte ai i zbulimit të talenteve në futboll.

Njëzet mijë pjesëmarrës në audicione, tetë episode dhe një fitues i cili do të kishte një premio shumë të vecantë: një kontratë 6-mujore me Interin, që në atë kohë drejtohej nga Josè Mourinho.

Fituesi ishte Ben Greenhalgh, një djalosh 17 vjeçar nga Anglia, që aktivizohej me Welling United, një ekip në Non-League, ligë gjysmë-profesioniste në futbollin anglez.

Në serinë e fundit, ku fitoi çmimin e lakmuar, duke mahnitur jurinë me aftësitë e tij të jashtëzakonshme, që përbëhej nga tre lojtarë shumë të rëndësishëm: Vieira, Lucio dhe Materazzi.

Ben James Greenhalgh mbërrin në Itali në vitin 2010, stërvitet me Interin, por, siç pritej, nuk grumbullohet me ekipin e parë. Megjithatë, i rinovohet kontrata edhe për një sezon tjetër , ku huazohet tek Como, në Lega Pro.

Tek Como Ben tregon, ose të paktën kjo ishte përshtypja e parë, që nuk ishte ndodhej në Itali: në 12 ndeshje realizon 8 gola, disa prej të cilave shumë të vlefshme , duke demonstruar aftësitë e tij të shkëlqyera.

Megjithatë, kontrata i skadon dhe djaloshi vendos të rikthehet në atdhe, në përpjekje për tu aktivizuar në Premier League. Përflitet se shumë ekipe ishin të interesuara për të siguruar shërbimet e tij , por në fund ai kthehet tek Welling United, aty ku filloi gjithçka.

Aktivizohet me disa ekipe të vogla, jo profesioniste dhe përfundon në Skoci tek Inverness, një ekip i rëndësishëm që në atë kohë militonte në Premiership Skocez. Nuk ka fat, ose thjesht periudha tek Como ishte vetëm një “shkëndijë”.

Huazohet përsëri, dhe në fund të sezonit, kontrata nuk i rinovohet. Greenhalgh kthehet në Angli ku i duhet të rifillojë nga fundi: në fillim tek Maidstone United dhe pastaj tek Rangers Concord, në National League South , kategoria e gjashtë e futbollit anglez.

Ky është ndoshta niveli më i përshtatshëm për aftësitë e Ben Greenhalgh, të cilit fati i dhuroi një mundësi të jashtëzakonshme. Ndryshon sërisht ekip dhe më në fund, në 2017, kthehet tek Rangers Concord, klubi i vetëm në të cilin ai ka një rol të rëndësishëm.

Ndërkohë, i përkushtohet edhe golfit, me rezultate pozitive, aq shumë sa të bën të mendosh se ka zgjedhur sportin e gabuar. Por nuk mbaron me kaq: Adidas i ka ofruar një kontratë si dublant i personazheve të famshëm, në realizimin e reklamave.

Me pak fjalë, një karrierë e veçantë kjo e Ben Greenhalgh, e mbushur me plot shpresa dhe ëndrra. Një histori që ja vlen të tregohet, gjithashtu edhe për faktin që Greenhalgh nuk hoqi asnjëherë dorë nga realizimi i ëndrrës. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan