VIDEO | Holanda e frikshme, thyen Gjermaninë me spektakël

13 Tetor 2018

Holanda zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në  “Johan Cruijff Arena” duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Gjermaninë, që pësoi humbjen e pestë në vitin 2018. Me këtë fitore “Tulipanët”, ngjiten në kuotën e 3 pikëve në vend të parë në Grupin 1 që kryesohet nga Franca me katër të tilla. Pas 16 vjetësh Holanda ritkthehet te fitorja kundër Gjermanisë duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

Muller pati një mundësi të mirë për të kaluar miqtë në avantazh, por sulmuesi nuk finalizoi dhe pas këtij momenti loja foli për “Tulipanët”. Kur u mbush gjysmë ore lojë, mbrojtësi Virgil van Dijk mposhti portierin Neuer pas ekzekutimit të një goditje këndi. Ky fraksion u mbyll me avantazhin minimal të Hoalndës. 

Edhe 45’ minutat e dyta nisën më mirë për “Pancerat”, që iu afruan golin me anë të Sane, por ylli i City-t gaboi. Në avantazh Holanda luan më mirë dhe kontrollon lojën me miqtë që provojnë nëpërmjet kundërsulmit. Pas një aksioni mjaft të bukur Depay shënoi golin e qetësisë duke shfrytëzuar në maksimum asistin e Promes (87’). Në aksionin e radhës yllin e Lyon e ndali vetëm traversa për të shënuar golin e nokatutit. Gjithsesi Depay nuk dorëzohet dhe në shtesë jep një asist për Wijnaldum, që me një gjuajtje të bukur tundi rrjetën. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan