VIDEO/ I ngec kroasanti në fyt, vdes kampioni i botës në boks

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
6 Nëntor 2018 16:57
E pazakontë

Ish-kampioni i botës në boks, Mario Melo ndërroi jetë teksa po merrte pjesë në garën për të ngrënë më shumë kroasantë.  Kroasanti i ngeci në fyt duke bërë që ish-kampionit të botës t’i bllokohej frymëmarrja. Të pranishmit i dhanë ndihmën e parë, por ishte shumë vonë pasi 56 vjeçari nuk arriti të shpëtonte.

Në momentin që njerëzit vunë re se Melo po mbytej u afruan duke u mundur për t’i liruar rrugët e frymëmarrjes, por ishte e kotë. Pas përfundimit të autopsisë u zbulua se Melo vdiq nga mbytja prej ushqimit dhe jo prej rritjes së nivelit të diabetit ashtu siç u pretendua në fillim. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike