Video/ Ibrës nuk i mbajnë nervat, shuplakë dhe të kuq

Vjen ndëshkimi i parë me karton të kuq për Zlatan Ibrahimovic-in në kampionatin amerikan të futbollit. Suedezi i LA Galaxy e mbylli takimin kundër Montreal Impact që në minutën e 41. Atij nuk i mbajtën nervat dhe qëlloi me shuplakë futbollistin e ekipit kanadez Michal Petrasso, i gjatë vetëm 168 cm, 27 më pak se sa suedezi. Arbitri vendosi që ta ndëshkonte Ibrën pasi e rishikoi episodin, duke përdorur VAR.

Suedezi ishte futbollisti që pritej me padurim në stadiumin “Saputo” të Montrealit. Të shumtë ishin tifozët që kishin shkuar për të ndjekur këtë përballje. Por duket se suedezit nuk i mbajtën nervat, pasi u shkel nga rivali. Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë. /EDS/

After Video Review, Zlatan Ibrahimovic receives a red card for violent conduct. #MTLvLA https://t.co/qF8UcCZYuy

— Major League Soccer (@MLS) May 21, 2018

*************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan