VIDEO/ Ilir Daja “pushton” kryeqytetin, pas Dinamos dhe Tiranës, ulet në stolin e Partizanit: Kënaqësi të drejtoj të kuqtë

30 Korrik 2020

Të dënuar për të mos marrë pjesë në Europë, Skënderbeu besoj deri në fund, zhvilloi një kampionat të vështirë në një vit të vështirë duke i dhënë më shumë bukuri sezonit. Nëse ka një tjetër fitues në futbollin shqiptar këtë vit ky është padiskutim ekipi korçar, për vetë faktin se respektoj garën deri në fund. Një mëritë të madhe ka presidenca e klubit por dhe vetë Ilir Daja, i përkufizuar që në fillim si blerja më e rëndësishme e Ardian Takaj këtë vit:

Kjo ishte ndeshja e fundit e Ilir Dajën në krye të Skënderbeut. Pasi ka drejtuar më herët Dinamon dhe Tiranën, Daja do të rikthehet sërish në kryeqytet, këtë herë për të drejtuar ekipin e Partizanit. Për respekt të Skënderbeut, Daja nuk preferoi të bëj zyrtar këtë transferim por sigurisht që duke nisur nga sezoni e ri do ta shohim në krye të ekipit të kuq.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com