VIDEO/ Iu mohua një penallti në Durrës, tërbohet presidenti Kapllanaj, ultimatum FSHF-ës

27 Janar 2020

Bylis pësoi humbjen e dytë radhazi, këtë herë në transfertë përballë Teutës, një humbje e cila nuk është pritur mirë në kampin ballshiot në një kohë kur kanë pretendime për arbitrimin në këtë sfidë, ku dukshëm i mungon një 11-metërsh për prekje të topit më dorë në zonë. Në një lidhje telefonike në emisionin Sport News Plus në News24, presidenti i Bylis, Besnik Kapllanaj shprehet i bindur se në dy ndeshjet e fundit ekipit të tij i janë vjedhur 6 pikë, nëse FSHF nuk merr masa atëherë do të rishikojnë pozicion e tyre, ku nuk përjashtohet mundësia që të tërhiqen nga gara:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com