VIDEO| Jesus ndez shpresat e City-t, Liverpool rrezikon shumë

Manchester City e nis me vrull ndeshjen kundër Liverpool duke zhbllokuar rezultatin në minutën e dytë me anë të Jesus. Por, edhe loja foli vetëm për “Qytetarët” e Pep Guardiola-s, të cilët gjuajtën 13 herë kuadratin përkundër 2 të ekipit të drejtuar nga Jurgen Klopp. Megjithatë, skuadra e Liverpool po e administron rezultatin që e kualifikon në gjysmëfinale, edhe pse ka rrezikuar shumë.

Kanë mjaftuar dy minuta që sfida në “Etihad Stadium” të marrë zgjidhje. Një gabim në mbrojtjen e Liverpool nga Van Dijk, duke i dhënë mundësinë Gabriel Jesus-it që të dalë i vetëm përballë Karius dhe të çojë topin në rrjetë.

Kështu, të zotët e shtëpisë bëjnë nisje të mbarë të 45 minutave të para të takimit, ku në ndeshjen e parë janë mundur me rezultatin 3-0 në fushën e “Anfield Road”. Dallohet loja e qartë e City-t të Pep Guardiola-s, që krijon raste të njëpasnjëshme, por para portës është e vështirë që të arrihet goli i radhës.

Skuadra e Jurgen Klopp duket se në fushë ka zbritur me qëllimin për të mbrojtur rezultatin e krijuar në Liverpool, por gjatë gjithë minutave të pjesës së parë ka rrezikuar shumë që të pësojë, ndërsa sulmi nuk është në lartësinë e duhur.

Në minutën 42 Manchester City arrin që të gjejë golin e dytë, por për vijërojtësin dhe arbitrin kryesor ishte pozicion jashtë loje. Shumë për t’u diskutuar, por pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 për vendasit, të cilët gjuajtën edhe traun e portës.

Manchester City – Liverpool 1-0
Shënues
: Jesus 2’

Manchester City: Ederson; Walker, Otamendi, Laporte; Fernandinho, De Bruyne, Silva; Bernardo, Sterling, Sane; Jesus. Trajner: Pep Guardiola

Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Oxlade, Wijnaldum, Milner; Salah, Firmino, Sadio Mané. Trajner: Jurgen Klopp

Gjyqtarë: Antonio Mateu Lahoz, Pau Cebrian Devis, Roberto Diaz Perez del Palmar (Spanjë)
Kartonë të verdhë: Ederson 14’, B.Silva 30’ / Mane 14’, Alexander Arnold 29’, Firmino 35’

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan