VIDEO | Juve triumfon në Manchester, Dybala hipotekon kalimin në raundin e dytë

23 Tetor 2018
VIDEO | Juve triumfon në Manchester, Dybala hipotekon kalimin në raundin e dytë

Juventusi zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në “Old Trafford” duke mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 Manchester United. Me këtë sukses United, hipotekon kalimin në raundin e dytë. Autori i golit ishte Paulo Dybala, por gjithçka nisi nga këmbët e portugezit Cristiano Ronaldo, që bëri një performancë mjaft të mirë duke treguar se bardhezinjtë janë favoritët kryesor për të fituar trofeun, pasi kanë atë në skuadër. Ky është kompeticioni i tij i preferuar dhe ai e vërtetoi këtë pavarësisht se nuk shënoi.

45’ minutat e para u mbyllën me fitoren e “Zonjës së Vjetër”, që e dominoi kundërshtarin në këtë pjesë. Në minutën e 17’ miqtë kaluan në avnatazh pas një aksioni të shpejtë. Gjithçka nisi nga këmbët e portugezit Cristiano Ronaldo, i cili krosoi në zonë për Cuadrado-n, por kolumbiani nuk arriti të devijonte topin dhe aty përfitoi Paulo Dybala, që nuk e pati të vështirë për ta dërguar në rrjetë. Juve i shkon pranë golit të dytë me Joao Cancelo, por De Gea bën një pritje shpëtimtare (22’). United përpiqet të reagojë, por i mungon pasi final, ndërsa nuk arrijnë të flirtojnë topin në 30 metrat e fundit. 6’ minuta përpara fundit, bardhezinjtë i afrohen sërish golit këtë herë është Blaise që provon nga brenda zonës, por portieri spanjoll i mohon një gol të sigurt.

Pjesa e dytë nisi me Juventusin në sulm, që tronditën sërish “Djajtë e Kuq”. Cristiano Ronaldo me një gjuajtje të shkëlqyer e dërgon topin në trekëndësh, por i tillë ishte edhe reagimi i De Gea, që e largon topin në këndore duke bërë një pritje të jashtëzakonshme. Në këto minuta ndeshja është mjaft e bukur me sulme dhe kundërsulme. United në disavatazh nuk ka çfarë të humbasë dhe sulmon më tepër. Vendasit kanë mundësinë më të mirë për të barazuar ndeshjen në minutën e 75’. Pogba tenton portën pas një gjuajtje të fortë, por është i pafat, pasi topi ndalet në shtyllë dhe përfundon në këndore falë edhe devijimit të Szczesny. Pavarësisht rasteve të rrezikshme ndeshja u mbyll me fitoren e Juventusit, 0-1, që tani hedh një hap të madh drejt kualifikimit. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.