VIDEO | Juventusi nuk njeh rivalë, e pëson edhe Bologna

Juventusi nuk di të ndalet në Serie A. Në “Allianz Stadium” bardhezinjtë regjistruan fitoren e gjashtë radhazi duke mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Bologna. Ndeshja foli tërësisht për “Zonjën e Vjetër”, që nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren edhe pse përballë kishte një kundërshtar të motivuar. Dybala dhe Matuidi ishin autorët e golave, ndërsa CR7 dha asistin në golin e dytë.

Juventusi e nisi mjaft mirë ndeshjen duke shënuar dy gola brenda 5’ minutash. Në minutën e 11’ ishte Paolo Dybala, ai që kaloi bardhezinjtë në avantazh. Argjentinasi shfrytëzoi një top të kthyer në lojë nga devijimi i Skorupski-t, i cili u përpoq të largonte tentativën e Matuidi. Në aksionin e radhës të rrezikshëm vendasit shënuan edhe golin e dytë. Cristiano Ronaldo, jep një asist për Matuidi, i cili e kthen në gol duke shënuar një gol të shkëlqyer nga një pozicion i vështirë. Në avantazh “Zonja e Vjetër”, luan më mirë dhe sërish ka një mundësi të mirë. Ronaldo, pasi fitoi duelin me mbrojtësin gjuan drejt portës, por është sërish portieri që bën një ndërhyrje vendimtare duke larguar rrezikun.

Edhe në pjesën e dytë bardhezinjtë luajnë më mirë, ndërsa kontrollojnë lojën duke mos i lënë hapësira kundërshtarit. Bologna tenton të rihapë ndeshjen me Mattia Destro, i cili provon nga brenda zonës, por nuk ka shenjestrën e duhur (53’). Në të 60’ Juve i afrohet sërish golit me Joao Cancelo, i cili provoi nga mesfusha, por Lukasz Skorupski u tregua i vëmendshëm dhe bëri një pritje të mahnitshme. Në minutat e mbetura pavarësisht disa rasteve të rrezikshme, ndeshja përfundoi me rezultatin e sigluar në pjesën e parë 2-0. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.