VIDEO/ Kamera e fshehtë, PSG ”tallet” me lojtarët e saj

20 Nëntor 2018

Ka patur hapësirë për disa buzëqeshje në shtëpinë e PSG. 13 pikët avantazh në Ligue 1 ndaj Lille i dhurojnë qetësi kampionëve të Francës. Me lojtarë të ndryshëm që mungojnë për shkak se janë të grumbulluar me kombëtaret respektive, klubi është argëtuar duke i bërë një shaka atyre që kanë qëndruar në “Camp des Loges”. Të filmuar nga kamera të fshehta, ata janë informuar nga një funksionar i shtirur i Ligue 1 mbi 6 rregulla të reja të çuditshme para se Draxler të zbulonte gjithçka.

Gjithsesi, lojtarëve të PSG u është dashur pak kohë për të kuptuar se ishte një shaka. Aktori ka përmendur një seri rregullash shumë të çuditshme, duke habitur futbollistët. Dy të parat kanë befasuar Nkunku dhe Diarra: arbitri do të ketë një kamera në qafë dhe nuk do të lejohen më fjalët e pista në fushë, përndryshe lojtarët do të ndëshkohen me karton të verdhë.

Diarra ka reaguar menjëherë: “Kështu do të ketë 8 kartonë të kuq për ndeshje. Seriozisht e keni?”. Më pas ka ardhur radha e Rabiot të protestojë për ndalimin e pështyrjes në fushë: “Rregull i drejtë, por kështu nuk mund të pështyjmë në asnjë vend. As në fushë, as në dhomat e zhveshjes, as në rrugë”. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan