VIDEO | Kjo nuk ishte parë kurrë, piloti kap frenat e kundërshtarit

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Shtator 2018 17:28
E pabesueshme

Një ngjarje e paparë ndonjëherë ndodhi të dielën në garën e kategorisë Moto2 në San Marino, kur Romano Fenati u përpoq të kapte frenat e një tjetër piloti ndërkohë që të dy ishin duke garuar me 220 kilometra në orë.

Fenati ishte duke dueluer me italianin tjetër Stefano Manzi kur iu afrua dhe u pëpoq të kapte frenat e motorit të rivalit. Të hënënë ai kërkoi publikisht ndjesë për ngjarjen, pasi u pushua nga puna nga skuadra e tij, por ka edhe nga ata që mendojnë se duhet përjashtuar përjetë nga garat me motorë, pasi ishte me fat që nuk shkaktoi një aksident të rëndë në pistë.

Motori Suter i Manzit u lëkund paksa pas ndërhyrjes së Fenatit, por italiani arriti ta mbante nën kontroll dhe të vazhdonte garën. Skuadra e Fenatit, Marinelli Rivacold Snipers, publikoi një deklaratë për mediat ku dënohej ngjarja e rëndë.

Nuk ishte hera e parë që Fenati përfshihej në një incident në pistë. Në vitin 2015 ai u penalizua pasi goditi me shkelm rivalin finlandez Niklas Ajo, ndërsa më parë i kishte fikur motorin.

Gjatë garës së të dielës, Fenati dhe Manzi kishin pasur një konfrontim kur ky i fundit ishte përpjekur ta parakalonte, duke bërë që të dy pilotët të përfundonin jashtë piste duke humbur vende në renditje. Incidenti duket se ka qenë edhe shkaku i reagimit të rrezikshëm dhe të çuditshëm të Fenatit./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike