Video/ Kosova është Serbi! Tifozët çekë provokojnë “Dardanët, ndërhyn policia!

14 Nëntor 2019

Rreth 20 tifozë çekë janë afruar në hotelin ku po qëndron përfaqësuesja e Kosovës dhe një grup mbështetësish të tifogrupit “Dardanët” dhe kanë nisur provokimet, raportojnë mediat kosovare. “KTV” njofton se ka qenë ndërhyrja e shpejtë e policisë, e cila ka larguar tifozët problematikë duke mos lejuar përshkallëzimin e situatës.

Ky është incidenti i parë i regjistruar në prag të ndeshjes së sotme, incident që nuk premton për mirë duke parë dhe mbështetjen e hapur të tifozëve çekë ndaj atyre serbë dhe në të shkuarën, teksa drejtuesit e FFK-së u druhen banderolave apo thirrjeve në shkallët e stadiumit “Doosan Arena” të Pëlzenit.

{“videoid”:”1573750399554″,”type”:50,”ratio”:0.75}

Atmosfera në Çeki on Vidnews.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com