VIDEO | Legjenda Grillo zbulon presidentin më mashtrues në Shqipëri

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Mars 2018 10:35
Intervista ndryshe e komentatorit të njohur në 90 sekonda me Eraldon

Kostandin Grillo është një emër i njohur në vendin tonë. Në fundjavë, apo edhe në mesjavë shumëkush i shikon ndeshjet shoqëruar nga komenti i tij, në RTSH më së shumti. Komentatori i njohur e ka nisur gjithçka që në ditët e para të demokracisë dhe normalisht për të nuk është vetëm një punë, por edhe pasion. Shpesh herë ka kritika për të, por ai i merr me sportivitet. Në intervistën e tij ai zbulon edhe ndeshjen më të vështirë që ka komentuar, kjo për shkak të mbiemrave të lojtarëve.

Duket e lehtë ta bësh një punë të tillë, por ka edhe vështirësitë e veta. Në intervistën e dhënë për në “90 sekonda me Eraldon” në “Eduasportin.com”, ai zbulon se ka pasur vetëm një përplasje, madje me një personalitet, ndërkohë që momenti më i vështirë padyshim që është ai i përjetuar në Beograd kur luajti Shqipëria. Grillo flet edhe për menaxhimin e futbollistëve, punë tjetër që ai e bën, teksa flet pa dorashka për lëvizjen më të mirë, pengun e tij dhe e thotë hapur emrin e presidentit më mashtrues. Në fund ai ka edhe një “perlë” në lidhje me komentimin: “Ka pasur raste kur kam përmendur edhe emrat e djemve që punonin në teknikë”. Por nuk ka vetëm kaq: vetëm 90 sekonda dhe mësoni shumë sekrete të Kostandin Grillos. /EDS/

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike