VIDEO/ Levandovski shënon tripletë, Bajerni fiton me “manita”. Mësoni rezultatet në Bundesligë

24 Tetor 2020

Janë mbyllur katër ndeshjet e Bungesligës, të vlefshme për javën e 5-të në këtë kampionat.

Bajerni i Mynihut ka marrë një fitore me manita, teksa ka mposhtur me rezultatin 5-0 Aintrahtin e Frankfurtit në “Allianz Arena”.

Robert Levandovski ka shpërthyer me tripletë golash, ndërsa Sane dhe Musiala kompletuan fitoren e skuadrës së Flik, që deri tani ka grumbulluar 12 pikë, 1 pikë më pak se Lajpcigu i vendit të parë. Piëkrisht këta të fundit kanë marrë një fitore të vuajtur, teksa kanë mposhtur 2-1 Hertën e Berlinit.

Borusia Myshengladbah, ka mposhtur me rezultatin 3-2 Maincin në transfertë, ndërkohë që Union Berlini ka barazuar 1-1 me Frajburgun.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com