VIDEO| Liverpool-i i papërmbajtshëm, Salah keqtrajton Roma-n

Është mbyllur pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Liverpool kundër Roma me dy gola të Salah. Egjiptiani keqtrajton ish-ekipin e tij dhe i jep rrugë kualifikimit në finale skuadrës ë Jurgen Klopp. Nga ana tjetër, Alisson bën aq sa mundet, por deri më tani ka bërë prezantim të shkëlqyer duke i mohuar disa gola Liverpool, edhe pse nuk ka pasur faj në pësimin e golave.

Nis me emocione pjesa e parë në “Anfield Road”. Dzeko pason për Strootman që gjuan në hyrje të zonës, por Karius përgjigjet menjëherë. Vetëm dy minuta lojë dhe ky ishte rasti i parë i rrezikshëm në fushë. Roma dha shkëndijën e parë, por kundërpërgjigjja është e menjëhershme, Salah në kundërsulm. Gjuan me të djathtën, por është Alisson që pret goditjen e egjiptianit.

Në minutën e 18 Roma ishte shumë pranë golit. Pas disa aksione radhazi, gjuajtën traun e portës me Kolarov. Me të majtën, Kolarov provoi nga distanca, por Karius me majën e gishtave devijoi drejtimin e topit, i cili më pas u ndal në traun e portës.

Për minuta me radhë është Liveprool që kërkon të gjejë kuadratin, por Alisson i jep frymëmarrje Roma-s. Ndërkohë Salah i ndihmuar nga Firmino arrijnë të shfqen rrezikshëm në  minutën e 28 në kundërsulm, duke pasuar në fund për Mane, i cili gjuan dhe e nxjerr topin mbi traun e portës.

Minuta ankthi për tifozët e të dyja skuadrave, pasi ritmi i lojës ishte për t’u vlerësuar. Megjithatë, rezistenca e mbrojtjes dhe portierit të Roma-s nuk ka zgjatur edhe për shumë minuta. Në minutën e 35 ishte Salah që gjuajti me të majtën nga jashtë zonës duke e dërguar topin aty ku Alisson nuk mundi ta ndalte, 1-0! Por, për egjiptianin nuk ka festë, respekton ish-skuadrën e tij.

Por, pas golit Liverpool pati rastin më të mirë për të dyfishuar rezultatin, megjithatë, gjuajtja e Lovren përfundoi në traun e portës së Alisson. Por, pjesa e parë nuk mbyllet me kaq, në minutën e 45 Mane dha asist për Salah, i cili doli i vetëm përball portierit të Roma-s duke shënuar dhe golin e dytë, 2-0, shpërtheu festa në “Anfield”, por sërish Salah nuk festoi. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan