VIDEO/ Liverpool nuk është i pamposhtur, Man.City shton dozat e presionit

21 Tetor 2019

Seria rekord e Liverpool u ndërpre në javën e nëntë të Premier League. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp regjistroi ndalesën e parë në këtë sezon të kampionatit anglez, duke barazuar 1-1 në transfertën e “Old Trafford” kundër Manchester United.

Por mund të kishte shkuar më keq për “Reds” që shpëtuan nga humbja me një gol të vonë të Lallana. Deri atëherë, vendasit e Ole Gunnar Solskjaer kishin në dorë tri pikët pas golit të shënuar nga Rashford në minutën e 36-të. Liverpool iu afrua barazimit në limitet e pjesës së parë, por shte sistemi VAR që anuloi rrjetën e Mane.

Premierrrrr

Rezultati mbeti I pandryshuar deri në minutën e 85-të, kur Lallana evitoi disfatën e skuadrës së tij. Ky barazim nuk rrezikon vendin e parë skuadrës së Klopp, por gjithsesi i lejon Manchester City të ngushtojë diferencën me kryesuesit.

Kampionët në fuqi të drejtuar nga Pep Guardiola mundën të shtunën në transfertë 2-0 Crystal Palace dhe tani e shohin veten gjashtë pikë larg rivalëve direktë në garën për titullin kampion. Ka vazhduar ecurinë pozitive Chelsea, që shënoi fitoren e tretë radhazi, pasi kaloi në shtëpi 1-0 Newcastle.

Me këtë sukses, Blutë e Londrës ngjiten në vendin e katërt me 17 pikë, po aq sa Leicester që për momentin ndjek dy kryesuesit.

Ndryshon atmosfera te Tottenham, që vazhdon të vuajë krizën e rezultateve në këtë sezon, pas barazimit 1-1 në fushën e tij kundër Watford.
(balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan