VIDEO | Liverpool poker ndaj Crvena Zvezda dhe merr kryesimin e grupit

24 Tetor 2018

Liverpool arriti një fitore të lehtë në “Anfield” duke mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Crvena Zvezda. Protagonisti i ndeshjes ishte Mo Salah që shënoi një dopietë në 90’ minuta që folën vetëm për të kuqtë. Klopp e kishte përgatitur mjaft mirë takimin dhe ekipi i tij nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren. 45’ minutat e para u mbyll në avantazh të dyfishtë. Fillimisht ishte Firmino që tundi rrjetën në minutën e 20’, ndërsa në sekondat e fundit Salah shënoi golin e qetësisë pas asisit të Shaqirit.

Me të filluar e dyta, Liverpool shënoi edhe golin e tretë me anë të Salah, që realizoi me sukses nga pika e bardhë e penalltisë. Në avantazh të trefishtë vendasit kontrollojnë lojën, me serbët që përpiqen të përfitojnë nëpërmjet kundërsulmit, por pa sukses. Mane pati shansin më të mirë për të shkruar emrin në listë e golashënuesve, por gaboi nga 11-m në minutën e 76’. Gjithsesi 4 minuta më vonë senegalezi shleu gabimin e tij duke shënuar një gol interesant ndërsa i dha goditjen e nokautit kundërshtarit. me këtë fitore Liverpool kryeson Grupin C me 6 pikë, një më shumë se Napoli dhe dy më shumë se PSG. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.