Futbollistët e Manchester United, pasi fitores 3-0 ndaj Stoke City-t ditën e djeshme, kanë festuar në dhomën e zhveshjes. Romelu Lukaku, së bashku me shokët e tij të ekipit, Jesse Lingard, Paul Pogba dhe Marcus Rashford kanë kënduar në dhomën e zhveshjes pas fitores së arritur.
Sulmuesi belg ka ndarë me fansat videon e momentit të festimit me shokët në “Insta story”.
Me këtë fitore United qëndron 12 pikë larg rivalit të tij City-t, që humbi përballjen ndaj Liverpool 4-3 në fundjavë.
Antonio Valencia, Martial dhe Lukaku shënuan tre golat e fitores në “Old Trafford” mbrëmjen e djeshme. /EDS/