VIDEO/ Lojtari i kombëtares angleze përfshihet në një incident me stafin e hotelit

VIDEO/ Lojtari i kombëtares angleze përfshihet në një incident me stafin e hotelit

Është e vërtetë që kombëtarja e Anglisë mund t’i ketë përmirësuar paraqitjet në fushë gjatë vitit të fundit, mirëpo duket se jo gjithçka po shkon në mënyrë të përsosur, pasi ylli i skuadrës, Dele Alli, është filmuar teksa shkaktoi një incident me stafin e hotelin ku po qëndronte skuadra angleze.

Anglia arriti një fitore të madhe të dielën në “Wembley” duke përmbysur Kroacinë nga 0-1 në 2-1, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku në këtë mënyrë u hakmor për humbjen në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Me këtë fitore, anglezët kanë arritur në gjysmëfinale, kurse Kroacia përfundoi në Ligën B. Kroatët e mbyllën në fund të tabelës  me katër pikë, dy më pak se Spanja e vendit të dytë, kurse Anglia në krye të renditjes me shtatë pikë.

Në përfundim të ndeshjes, ylli i skuadrës, Alli, iu ankua stafit të hotelit ku po qëndronin sepse kërkonte të akomodohej në një dhomë më ekskluzive. I përfshirë në këtë debat ishte edhe bashkëkombësi i tij, Ross Barkley, i cili luan te Chelsea. Ndërsa Barkley nuk flet asnjëherë në videon 36-sekondëshe, bashkëkombësi i tij i drejtohet me zë të lartë stafit, dhe sipas dëshmitarëve të pranishëm në hotel, dy lojtarët ishin nën efektin e alkolit. “15 mijë euro. Mendoni se do t’i durojë këto gjepura? Çfarë do të bëni për mua? Unë thjesht… por unë kam një dhomë këtu sonte”, dëgjohet duke bërtitur Alli. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.