VIDEO | Manchester City marshon drejt titullit kampion

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Mars 2018 23:34
Shkëlqen Silva

Manchester City mposhti me rezultatin 2-0 ekipin e Stoke dhe vazhdon marshimin drejt titullit kampion. Guardiola hodhi në fushë formacionin më të mirë dhe “Qytetarët” nuk gabuan përballë një kundërshtari të lehtë në letër. Miqtë e nisën ndeshjen shumë mirë duke kaluar në avantazh me anë të spanjollit Silva pas 10’ minutash lojë. 45’ minutat e para u mbyllën me këto shifra, pavarësisht se City e dominoi kundërshtarin.

Edhe në pjesën e dytë, City është ekipi që bëri ligjin në fushë. Pas një aksioni të rrezikshëm, City shënoi edhe golin e qetësisë me anë të Silva, që shënoi një dopietë (50’). Në minutat në vijim “Qytetarët” e dominuan kundërshtarin, por nuk arritën të shënonin, pavarësisht rasteve të rrezikshme. Kjo ishte fitorja e 26-të e City-t, që e ngjiti në kuotën e 81 pikëve pas 30 ndeshjesh në Premier League. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike