VIDEO/ Maradona shfaqet në spotin e ekipit francez për sezonin e ri

06 Korrik 2018

Olympique Marseille e drejtuar nga Rudi Garcia është gati për të filluar sezonin e ri, pas zhgënjimit të dyfishtë në fund të sezonit të kaluar, përkatësisht pas disfatës në finalen e Europa League kundër Atletico Madrid dhe dështimit për tu kualifikuar në Champions League. Ekipi është gati të mblidhet  dhe të gjithë janë në pritje për të mësuar nëse ekipi do të përforcohet me ardhjen e Mario Balotellit, për të cilin janë duke u zhvilluar negociata të ethshme midis Nizza dhe agjentit Mino Raiola, por ndërkohë tifozët e shumtë të OM mund të kënaqen me video prezantimin e uniformave të reja të markës Puma, e cila sezonin e ardhshëm do të zëvendësojnë Adidas, markë historike që ka shoqëruar Marseille në momentet më të arta në historinë e klubit.

Ambienti ku është xhiruar kjo video është në det, ku shfaqet një anije pirate që pritet të ankorohet në port, ndërsa ekipi ndodhet në dhomat e zhveshjes në pritje për të zbritur në fushë. Përveç pamjeve fantastike mund të dallojmë në mesin e lojtarëve të njohur Adil Ramin, që shfaq një shikim prej të forti dhe ka mustaqe tipike të një pirati. Si për surprizë në krye të anijes ndodhet Diego Armando Maradona, i cili duket i qetë në rolin e aktorit … Nuk dihet lidhja që ka Maradona me Marseille, por ajo që është e sigurtë është fakti që argjentinasi është i gatshëm të bëjë gjithçka për të qenë në qendër të vëmendjes. /EDS/

 

“Venu de l’eau pour mettre le feu”

Nos nouveaux kits pour la saison 18/19 by @pumafootball ⚪️⚫️?#NewLevels#NewMarseille pic.twitter.com/QXNb9kB5OY

— Olympique de Marseille (@OM_Officiel) July 4, 2018

**************************  

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan