VIDEO | ''Maskoti'' më i frikshëm në botë? Jo, do dashuroheni pas tij!

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Prill 2018 14:07
E kush e mendonte se do ishte aq ndryshe...

Qentë apo macet janë bërë pjesë e “pandashme” e fushave të futbollit, mirëpo këtë kafshë që ka zbritur në Rusi, me siguri nuk e keni parë ndonjëherë. Një ari gjigant i stërvitur, që quhet Tim është thirrur për të hapur ndeshjen Mashuk-KMV Pyatigorsk vs Angusht në stadiumin “Central'nyj Stadion Mashuk”. Ndeshje e vlefshme për Kategorinë e Tretë të kampionatit rus.

Lojtarët e rreshtuar në fushë së bashku me arbritrat po prisnin që të fillonte takimi ndërsa ariu vjen me shoqëruesin e tij nga pista e vrapimit për t’u dorëzuar topin. Ndalet para ultrasve dhe u përgjigjet mikpritjes së tyre me duartrokitje. Më pas merr topin e puth dhe ia dorëzon gjyqtarit që duket tejet i ngrirë para tij. Duket që ariu u solli fat miqve dhe jo vendasve, pasi rezultati i takimit përfundoi në shifrat 0-3 për Angusht. /EDS/

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike